Teuta
Pas dy humbjeve dhe dy barazimeve në katër ndeshjet e para miqësore, Teuta do të zhvillojë miqësoren e pestë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore.
“Djemtë” e Edlir Tetovës do të sfidojnë këtë herë rumunët e Metalul Buzaus, takim ky që do të luhet në Bansko të Bullgarisë prej orës 17:30 me orën lokale në Shqipëri.
Një tjetër përballje e rëndësishme që do të vë në “sprovë” trajnerin Tetova, i cili kërkon një fitore për të rritur dozën e besimit brenda skuadrës dhe për t’i paraprirë një kalendari të ngjeshur në edicionin e ardhshëm.
Poll
