Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U nda nga jeta tragjikisht në moshën 22-vjeçare, reagon edhe gjiganti botëror për Fatjon Bunjakun

Shkruar nga NEWSPORT
U nda nga jeta tragjikisht në moshën 22-vjeçare, reagon edhe
Fatjon Bunjaku

Ditën e djeshme, erdhi lajmi i kobshëm nga mediat e Kosovës, se ish-sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku kishte ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare, si pasojë e aksidentit të rëndë me makinë në aksin Vushtrri – Mitrovicë.

Kjo ngjarje tragjike, bëri bashkë gjithë ekipet shqiptare, sikurse lojtarët. Lajmi ka arritur deri te gjiganti mediatik sportiv “The Sun Football” i Anglisë.

“Futbollisti ndërkombëtar në ngritje Fatjon Bunjaku, ka ndërruar jetë në një aksident shkatërrues me makinë.

Lojtarët e Kosovës kanë bërë një homazhe të menjëhershme në mbrëmje, me ndarjen tragjike nga jeta të yllit të tyre të U-21, e konfirmuar para se të përballeshin me Andorrën në miqësore. U prefsh në paqe Fatjon”, shkrimi i “The Sun Football”.   

   

Poll

Lexo gjithashtu