Një humbje e madhe për futbollin shqiptar e veçanërisht për klubin e Elbasanit, ndarja nga jeta në moshën 22-vjeçare e futbollistit Fatjon Bunjaku.
Kësaj dhimbnje i janë bashkuar dhe tifozët verdheblu të cilët kanë ardhur me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruajnë se në këto momente të vështira, lutjet dhe mendimet e tyre janë me familjen e të ndjerit.
Më herët, klubet e Superiores, ato të Kategorisë së Parë dhe shumë futbollistë kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes postimeve të bëra në profilet e tyre.
POSTIMI:
"Me dhimbje të thellë sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku.
Tifogrupi TIGRAT VERDH E BLU i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku."
View this post on Instagram
