Mesazheve të ngushëllimin për humbjen e jetës së futbollistit Fatjon Bunjakut, i është bashkuar dhe Irgi Kasalla. Ish sulmuesi i klubi të Vorës ka shpërndarë një video të publikuar nga gazetari Gentjan Alinani, duke u shprehur në këtë mënyrë për tragjedinë që kaploi Elbasanin dhe të gjithë dashamirësit e futbollit shqiptar.
Bunjaku u nda nga jeta në moshën 22-vjeçari pas aksidentit të rëndë që u regjistrua në aksin rrugor Vushtri-Mitrovicë. Pamjet treguan nga vendi i ngjarjes automjetin e kthyer përmbys, çfarë tregon tmerrin që i ndjeri ka përjetuar.
Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për 6 orë me radhë, fati dhe jeta u treguan të pamëshirshëm për lojtarin që ndërpreu një rrugëtim plot ëndrra dhe perspektivë.
Në anën tjetër, kujtojmë se Kasalla hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te Kolos Kovalivka në ligën ukrainase. Nga ky kalim, Vora përfitoi plot 250 mijë euro.
Me fanellën vorake, 23-vjeçari shënoi 13 gola dhe dhuroi 5 asiste në 35 prezenca në fushë këtë sezon që lamë pas, kontribut ky që mjaftoi që skuadra të mbijetojë në Superiore për edicionin e ri.
View this post on Instagram
