Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku. Bëhet me dije se makina drejtohej nga 22-vjeçari.
Sipas policisë së Kosovës mësohet se taksidenti ka ndodhur në zonën e fshatit Maxhunaj, nga i cii mbetën të lënduar dhe dy persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në makinë me futbollistin.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet me dije se aksidenti tragjik është raportuar rreth orës 00:55 dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë transportuar për të marrë mjekimin e nevojshëm në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, mësohet se futbollisti mbylli sytë përgjithmonë në orën 07:50, si pasojë e lëndimeve të marra.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

