Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut pikëllon edhe ish-trajnerin e Partizanit, Oltijon Kërnaja: Prehu në paqe kampion!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut pikëllon edhe ish-trajnerin e Partizanit,
Oltijon Kërnaja - Fatjon Bunjaku

Ish-trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja ka reaguar për ndarjen nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku. Kërnaja u ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Fatjonit dhe klubit të Elbasanit.

“Pusho në paqe kampion! Ngushëllime familjes, Zoti ju dhëntë forcë të përballoni humbjen e madhe! Ngushëllime klubit AF Elbasani”, shkruan Kërnaja në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 22-vjeçari e humbi jetën në një aksident tragjik, sot pas mesnate. Makina e tij u përmbys, ç’ka solli edhe vdekjen e menjëhershme të sulmuesit.

Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut pikëllon edhe ish-trajnerin e Partizanit,
"InstaStory" i Fatjon Bunjakut

 

Poll

Lexo gjithashtu