Në mënyrë tragjike ka ndërruar jetë futbollisti Fatjon Bunjaku. Sulmuesi i Elbasanit ka mbyllur sytë në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe të familjarët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Bunjaku ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Vushtrri-Mitrovicë. Ndërsa lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur faqja e fshatit Samadraxhë, nga ku edhe ka pasur origjinën vetë futbollisti.
“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njofojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë që Fatjon Bunjaku u bashkua me Elbasanin në korrik të vitit 2025, pasi mbylli aveturën me Malishevën. Redaksia e “NeWsport Albania” i shpreh ngushëllime familjes së futbollistit dhe solidarizohet me dhimbjen e tyre.
