Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dhimbje, lotë dhe duartrokitje! Ceremonia speciale në kujtim të Fatjon Bunjakut, momentet prekëse të të pranishmëve

Shkruar nga NEWSPORT
Dhimbje, lotë dhe duartrokitje! Ceremonia speciale në kujtim të
Homazhet për Fatjon Bunjakun

Klubi i Elbasanit ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, pamjet nga homazhet që u mbajtën mbrëmjen e sotme në kujtim të Fatjon Bunjakut, ish-futbollistit të tyre, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 22-vjeçare.

Në fotot e shpërndara, shihen drejtori sportiv i verdhebluve, Elton Guranjaku, mesfushori Xhonatan Lajthia, tifozët e klubit si dhe dashamirës të tjerë e pjesëtar të familjes të cilët iu bashkuan kësaj ceremonie për të respektuar të ndjerin.

"Lamtumurë babo", shkruan Elbasani në postimin e bërë, ku reflekton qartë trishtimi që ka kapluar nënkampionët. Kështu, Bunjaku është përcjellë me nderime të mëdha dhe me vlerësimin më të pashoq për gjithçka dha si futbollist edhe si qytetar.

Poll

Lexo gjithashtu