Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Dy “firo” të papritura nga Elbasani, liderët e sulmit me “valixhe” në duar

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Dy “firo” të papritura nga Elbasani, liderët e
Elbasani

Elbasani ka nisur të lëvizë në merkato, pasi nuk do të ketë vetëm afrime. Burime për “Newsport.al” raportojnë se Ze Gomes dhe Blaise Tsague do të largohen nga “verdheblutë”.

Dy largime me peshë nga nënkampionët e Superiores, të cilët dhanë kontributin e tyre, me Elbasanin që qëndroi në garën për titull deri në ndeshjen e fundit. Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Ze Gomes shënoi vetëm 1, ndërsa Tsague e gjeti rrugën e rrjetës në 2 raste.

Ze Gomes u afrua më 23 korrik të vitit 2024 nga skuadra e Chornomorets, teksa Tsague më 31 gusht nga Fujairah, skuadër që militon në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Poll

Lexo gjithashtu