Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Një 100 mijë eurosh për organikën e ekipit që synon Superioren, ish-i i “bardhebluve” të kryeqytetit mbetet në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një 100 mijë eurosh për organikën e ekipit që
Bianor Neto (majtas) para se t'i bashkohej Besës

Bianor Neto do të vazhdojë që të jetë pjesë e Besës së Kavajës. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar dhe klubi i Kategorisë së Parë kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit.

Braziliani ka firmosur një kontratë të re, e cila e mban në Kavajë deri në verën e vitit 2027. Kështu, Besa do të ketë të njëjtën dyshe mbrojtje edhe sezonin e ardhshëm, pasi rinovoi edhe me Nurudeen Abdulai.

Përsa i përket Bianor, 31-vjeçari ka një karrierë mjaft interesante. Ai është një ish i Shkupit, ndërsa ka luajtur edhe në Brazil me ekipe si Rio Negro, Parana dhe Fast.

Gjithashtu, qendërmbrojtësi ka mbajtur veshur fanellën e Makedonija, Llapit si dhe dy skuadrave tailandeze, Samut Prakan City dhe Nakhonsi United, ndërsa vlera e tij në "Transfermarkt" është 100 mijë euro. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Poll

Lexo gjithashtu