Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

TRONDITET klubi i Tiranës, mesfushori bardheblu i padit në FSHF

Shkruar nga NEWSPORT
TRONDITET klubi i Tiranës, mesfushori bardheblu i padit në FSHF
Tirana

Sikur mos të mjaftonte situata e vështirë në aspektin futbollistik dhe lufta për mbijetesë në Superiore, klubi i Tiranës ka probleme edhe jashtë fushës. Kjo për shkak të mesfushorit bardheblu, Kleandro Lleshi.

Sipas “SuperligaShqiptare 87”, Lleshi ka paditur në Federatën Shqiptare të Futbollit klubin e Tiranës. Sipas mesfushorit, klubi bardheblu i detyrohet me 5 paga të pashlyera.

Ndërkohë, mësohet se Kleandro Lleshi në këtë situatë ka kërkuar që të shkëpusë kontratën. Kujtojmë se 26-vjeçari u bashkua me kryeqytetasit verën e shkuar, por mesa duket bashkëpunimi po mbyllet keq.

Poll

Lexo gjithashtu