Trabzonspor ka fituar në shtëpi përballë Rizespor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës turke. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Papara Park”, përfundoi me shifrat 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel e shënou Onuachu në minutën e 51-të. Gjithçka nisi nga këmbët e Ernest Muçit, i cili mori zvarrë mbrojtësin kundërshtar, teksa me driblimet e tij dehëse e hodhi përdhe.
Pas dy devijimeve të tjera, topi shkoi pikërisht te autori i golit, Onuachu, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës. Një ndeshje mjaft pozitive për Ernest Muçin, ku edhe pse nuk asistoi apo nuk shënoi, bëri një super lojë.
Ndërkohë që Trabzonspor shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e 3-të, duke barazuar ekipin që mban vendin e dytë në renditje, Fenerbahce.
Driblimi i Ernest Muçit dhe goli i Onuachu

