Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tjetër miqësore përpara fazës përgatitore, Elbasani njofton përballjen ndaj “surprizës” së Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër miqësore përpara fazës përgatitore, Elbasani
Elbasani

Ku ka ende kohë për të startuar sezoni i ri në Kategorinë Superiore, shumë ekipe po zhvillojnë sfida miqësore parapërgatitëse. Një prej tyre është edhe Elbasani.

Verdheblutë kanë njoftuar se ditën e shtunë më datë 19 korrik do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me Pogradecin. Sfida miqësore do të zhvillohet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.

Kjo do të jetë sfida e fundit miqësore e Elbasanit përpara se të niset për fazë përgatitore në Greqi. Gjithashtu miqësorja tjetër ndaj Flamurtarit është anuluar për shkak të problemeve teknike.

Njoftimi zyrtar i Elbasanit:

Të shtunën zhvillojmë miqësoren e fundit para nisjes së fazës përgatitore në Greqi. Më 19 korrik përballemi në Elbasan Arena me ekipin e KF Pogradeci.

Shënim: Ndeshje e planifikuar në këtë këtë datë ndaj ekipit të Flamurtarit është anulluar për shkak të problemeve teknike.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga