Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E tmerrshme, çfarë turpi”, tifozët e Tiranës SHPËRTHEJNË ndaj klubit dhe kërkojnë SHKRIRJEN e skuadrës (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
“E tmerrshme, çfarë turpi”, tifozët e Tiranës
Tirana

Tirana po kalon një nga momentet më të vështira në historinë e saj. Bardheblutë nuk po arrijnë dot të dalin nga momenti i “errët” në të cilën kanë rënë prej javësh.

Pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit ndodhen të parafundit në klasifikim, gjë e cila ka “irrituar” dhe zhgënjyer pa maë tifozët. Humbja e fundit ndaj Elbasanit me shifrat 4-1 në “Air Albaia” duket se ka “mbushur kupën” e tifozëve bardheblu.

Këto të fundit kanë shpërthyer në faqen zyrtare të klubit me komente. Mbështetësit e kryeqytetasve e konsiderojnë të tmerrshme dhe turp paraqitjen dhe gjendjen e skuadrës ku ndodhen.

Madje ka nga ato që kërkojnë shkrirjen e plotë të klubit, teksa nënvizojnë se më mirë ta nisin nga kategoria e 5-të në fushën e zezë. Shumë prej tyre shkruajnë se i mbështesin vetëm prej emrin të Tironës, pasi asnjë tjetër nuk e meriton të ndiqet dhe se janë turpi i kësaj skuadre.

Një revoltë kjo e tifozëve që kërkojnë që ekipi të ndjejë fanellën dhe të ringrihet, pasi të në kundërt ‘ditë të zeza’ pritet të vijnë. Roberto Bordin duhet të synojë rikthimin e ekipit në “shinat” e duhura që në ndeshjen e ardhshme, ku bardheblutë do të luajnë ndaj Bylis ditën e dielë, në orën 17:00.

“E tmerrshme, çfarë turpi”, tifozët e Tiranës
 
“E tmerrshme, çfarë turpi”, tifozët e Tiranës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu