Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga pretendent kryesor për titullin kampion, te “lufta” për mbijetesë! Ndryshimi DRASTIK i Partizanit nga 1 sezon më parë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga pretendent kryesor për titullin kampion, te “lufta”
Partizani

Partizani në këtë sezon është shumë larg pritshmërive. “Demat” kanë humbur “identitetin”, pasi nga një ekip që pretendonte për titullin kampion, e shikon veten duke luftuar për mbijetesën.

Superiorja ka mbyllur javën e 9-të të saj që përkon edhe me të fundit për fazën e parë. Kryeqytetasit ia kanë dalë të sigurojnë vetëm 8 pikë, më pak se 1 pikë për ndeshje. Aktualisht mbajnë vendin e 8-të në klasifikim.

Partizani është “grop” në këtë sezon dhe nëse e krahasojmë me të njëjtën fazë në sezonin e kaluar, ekipi i vjetshëm është me kilometra larg këtij aktualit. Kjo pasi në fazën e parë të sezonit 2024-2025, “të kuqtë” grumbulluan 17 pikë. Plot 4 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, ndërsa në këtë sezon kanë 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.

Por jo vetëm kaq, pasi sulmi është “blozë” fare. Vetëm 4 gola janë shënuar. Madje – madje vetëm 1 gol është shënuar nga një asksion i rregullt, pasi 2 realizime janë autogola dhe një tjetër ka ardhur nga gjuajtja e një penalltie.

Ndërkohë nëse shikojmë sezonin e kaluar patën shënuar 11 gola dhe pësuan vetëm 5 gola. Dhe sa i takon këtij sezoni, kanë nxjerrë topin nga porta në 13 raste.

Poll

Lexo gjithashtu