FSHF - Fatos Nano
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje.
Ky vendim vjen në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.
Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit. F Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë.
Poll
