Stefano Pioli
Vetëm dy ditë më parë, Fiorentina u mposht në transfertë nga Inter, me rezultatin 3-0. Ekipi “vjollcë” ka nisur si mos më keq sezonin e ri, teksa momentalisht mban vendin e 19-të (parafundit) me 4 pikë pas 9 ndeshjesh.
Për këtë situatë ka folur trajneri Stefano Pioli, i cili u shpreh se dy ndeshjet e radhës në kampionat, përballë Lecces dhe Genoas do të jenë vendimtare. Ndër të tjera thekson, se përballë Interit nuk u mbrojtën keq, pavarësisht humbjes 3-0.
“Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Duam fitoren e parë. Inter? Në pjesën e parë u mbrojtëm mirë, por më pas humbëm ekuilibrin. Kemi cilësi për të dalë nga kjo situatë. Tani duhet ta tregojmë në fushë”, është shprehur Stefano Pioli.
Poll
