Një situatë skandaloze ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Partizanit U18 dhe Dinamos U18, e vlefshme për kampionatin e kësaj grupmoshe. Protagonist është bërë trajneri i “të kuqve”, Aldo Duro.
Në një video të publikuar nga “JOQ”, shihet teksa Duro shtyn dhe përplas në tokë një prej lojtarëve të tij. Nuk dihen ende rethanat e këtij episodi skandaloz, por “sulmet” nga tifozët në rrjet kanë qenë të shumta. Ndërkohë që video e këtij momenti është “zhdukur” menjëherë nga Youtube, platform në të cilën ndeshja po transmetohej LIVE.
Por, ky rast është denoncuar pikërisht tek “JOQ”, teksa kërkojnë që institucionet përkatëse të marrin masa për trajnerin, i cili sipas tyre nuk është hera e parë që Aldo Duro shfaq sjellje të tillë ndaj lojtarëve të rinj.
Përsa i përket ndeshjes, Partizani U18 ia doli që të triumfonte në derbi përballë Dinamos U18. “Demat” fituan me rezultatin e ngushtë 2-1.
View this post on Instagram
