Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Klubi i Superiores çudit, njofton largimin e dy futbollistëve të huaj

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Superiores çudit, njofton largimin e dy
Partizani-Bylis

David Carmona dhe Indio Oliveira nuk janë më pjesë e Bylisit. Dy futbollistët e huaj kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin ballshiot që militon në Superiore, disi në mënyrë të papritur.

Është vetë klubi i Bylisit, i cili njofton për këto dy largime në prag të ndeshjes me Tiranën. Ndër të tjera, klubi ballshiot thekson se palët janë ndarë me shtrëngim duarsh dhe pa mosmarrëveshje.

NJOFTIMI:

FK BYLIS njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje me dy nga lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, spanjollin David Carmona si dhe brazilianin Indio Oliveira.

Palët janë ndarë me shtrëngim duarsh, ndërsa spanjolli Carmona ka bërë edhe një postim ku falënderon klubin.

Ne i urojmë suksese në karrierën e mëtejshme, Carmonas dhe brazilianit Indio!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Poll

Lexo gjithashtu