Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Askush si Tirana, detaj që po “gropos” bardheblutë (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Askush si Tirana, detaj që po “gropos” bardheblutë
Tirana

Kanë kaluar 9 javë në Superiore dhe është krijuar një “tablo” e qartë se kush ekipe do garojnë për tituillin dhe ato që rrezikojnë rënien nga elita e futbollit shqiptar. Skuadra e Tiranës këtë sezon ka luajtur si pritëse në 4 raste.

Bilanci nuk është aspak i mirë, 2 barazime dhe 2 humbje. Kryeqytetasit nuk e njohin fitoren në shtëpi, “sinjal” se skuadra e ka të vështirë të konfirmojë veten përballë tifozëve e jo më të të flitet për konsistencë.

“Notat” negative përkonë edhe numrin e golave të pësuar si pritëse, 7, më shumë se çdo ekip tjetër në shtëpi, madje edhe më keq se Flamurtari.

Sulm pa ide, mesfusha e “zbehtë” dhe mbrojtja e “brishtë” identifikojnë kontigjentin bardheblu në “folenë” e tyre, të paktën deri në këtë pikë të sezonit.      

Poll

Lexo gjithashtu