Tirana
Humbja e thellë 1 – 4 ndaj Elbasanit nuk është “përtypur” dot nga bordi i skuadrës së Tiranës, të cilët kanë vendosur ta shkarkojnë Roberto Bordin.
Ish-trajneri italianë erdhi me synimin për ta ringritur ekipin bardheblu, por nuk ndodhi kështu. Pas 9 javësh Superiore, Tirana numëron 6 pikë, pozicioni i parafundit në tabelë, tregues se në çfarë gjendjen ndodhen.
Klubi kryeqytetas nuk ka humbur kohë dhe ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin e ri, fjala është për Ardian Nuhiu. Pas mbylljes së fazës së parë, klubi më i titulluar në Shqipëri ka ndryshuar 3 trajnerë.
 
 
 
   
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       