Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm 5 pikë në 7 ndeshje, Roberto Bordin në “listën e zezë” te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 5 pikë në 7 ndeshje, Roberto Bordin në
Roberto Bordin

Vetëm 2 ndeshje zgjati eksperienca e Vangjel Miles në pozitën e trajnerit te Tirana dhe më pas erdhi një personalitet me “CV” të pasur, me qëllim për të rikthyer klubin më të titulluar në Shqipëri aty ku i takon.

Fjala është për Roberto Bordin. Skuadra bardheblu nën drejtimin e 60-vjeçarit përveç fitores së bujshme në derbi ndaj Partizanit, nuk bëri thuajse asgjë, 4 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore. Mund të konsiderohet si një nga trajnerët më të dobët që ka drejtuar kryqytetasit në vitet e fundit, marrë në konsideratë pritshmëritë.

Eksperienca më pozitive që skuadra e Tiranës ka pasur me trajerët e huaj korreospondon me Emanuel Egbo, titulli kampion në sezonin 2019-2020 apo sezoni 2011-2012 me Julian Rubio, vendi i 3-të.          

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7