Tirana u mposht mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-4.
Ndërkohë që pas kësaj sfide, trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic u shpreh: “Edhe Tirana ka cilësi brenda”, një deklaratë e papritur, pas një fitoreje e cila u duk tepër e lehtë për elbasanasit.
Por pas kësaj deklarate për "cilësi" brenda organikës së kryeqytetasve, lindin shumë pikëpyetje. Mos vallë fajtor është Roberto Bordin?
Pikërisht për këtë të fundit, po qarkullojnë “zërat” e një shkarkimi të mundshëm. Megjithatë, ende s’ka asgjë konkrete dhe pritet të shihet se ç’do të ndodhë me pankinën e “bardhebluve”. Deri më tani dihet që Tirana është në vendin e 9-të (parafundit) me 6 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjesh.


