Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Vetëm 5 pikë dhe në vend të fundit, klubi i beson rolin e drejtuesit Erjon Bogdanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vetëm 5 pikë dhe në vend të fundit, klubi i beson
Erjon Bogdani

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Rekordmeni i Shqipërisë me 18 gola, ka firmosur ditën e sotme me klubin italian të Serie B, Mantova.

Tek këta të fundit, Bogdani do të mbajë rolin e asistentit të drejtorit sportiv të Mantovës, pra ndihmës i Leandro Rinaudo. Kujtojmë se kjo dyshe ka punuar së bashku edhe tek Palermo, përgjatë 2 viteve.

Megjithatë, ish-sulmuesin kuqezi, Bogdanin dhe Rinaudon, i pret një sfidë e vërtetë. Mantova mban vendin e fundit në Serie B momentalisht, teksa pas 10 ndeshjesh ka grumbulluar vetëm 5 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mantova 1911 (@mantova_1911)

Poll

Lexo gjithashtu