Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Testi përballë Laçit, Kërnaja zgjedh TITULLARËT, në fushë sulmuesi që kishte 6 muaj jashtë

Shkruar nga NEWSPORT
Testi përballë Laçit, Kërnaja zgjedh TITULLARËT,
Foto ilustruese e ekipit të Partizanit

Teksa kampionati shqiptar ndodhet në periudhë pauze për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Partizani po luan sot kundër Laçit, sfidë e vlefshme si miqësore. Takimi ka startuar në orën 13:00, ndërsa rezultati vijon të jetë me rrjeta të paprekura.

Trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja ka zgjedhur të hedhë në fushë këtë formacion titullar. Në portë Qirko, ndërsa para tij rreshtohen Kola – Janjeva – Bytyçi dhe Buxhelaj. Ndërkaq, në mesfushë, trajneri tropojan ka përzgjedhur Obieron, Murataj dhe Qaka.

Kurse në sulm, rikthehet pas një dëmtimi të gjatë Albers Keko bashkë me Contreras të mbështetur nga Human. Kujtojmë që të kuqtë e drejtuar nga Kërnaja kanë bërë relativisht mirë dhe aktualisht gjenden në vendin e katërt të Abissnet Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu