Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Spikat DERBI, Superiorja vjen me ORAR të RI! Zbulohet AXHENDA e javës së 27-të të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Spikat DERBI, Superiorja vjen me ORAR të RI! Zbulohet AXHENDA e javës
"Abissnet Superiore"

Për shkak se disa ekipe të Superiores në mesjavë do të zbresin në fushë për të luajtur çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, java e 27-të e kampionatit do të luhet e ndarë në dy ditë.

Saktësisht të dielën dhe të hënën janë programuar të zhvillohen duelet e kësaj jave. Në javën e 27-të të kampionatit, Superiorja vjen gjithashtu me risi, teksa ndeshjet e mesditës nuk do të startojnë më në orën 13:30, por në orën 15:00.  Këtë javë do të ketë përballje edhe në orën 18:00 dhe në orën 19:00.

Ekipet do të sfidohen mes tyre për 3 pikët e radhës, ndërsa mjaft të luftuara pritet të jenë në fushën e lojës. Kjo pasi Superiorja ka hyrë në fazën e saj më të “zjarrtë” dhe tashmë çdo pikë vlen shumë në rrugën drejt objektivave të skuadrave.

Kështu në javën e 27-të do të kemi këto përballje. Gjithçka do të startojë në dielën me sfidat Bylis – Vora dhe Tirana – Elbasani, takime që do të luhen paralelisht në orën 15:00 për të vazhduar më pas me ndeshjen e orës 18:00, ku Flamurtari pret Vllazninë.

Ditën e hënë janë rezervuar 2 përballjet e tjera, të cilat do të luhen paralelisht në orën 19:00. Dinamo pret Partizanin dhe Egnatia do të duelojë me Teutën.

NDESHJET:

Të dielën:

Bylis – Vora / 15:00

Tirana – Elbasani/ 15:00

Flamurtari – Vllaznia/ 18:00

Të hënën:

Dinamo – Partizani/ 19:00

Egnatia – Teuta/ 19:00

Poll

Lexo gjithashtu