Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” sjell përballjen më të rëndësishme të kryeqytetit, derbin mes Tiranës dhe Partizanit, që do të luhet të dielën në orën 18:00.
Po të dielën, në orën 13:30, Bylis do të presë Teutën në Ballsh.
Ndërkohë, të hënën janë në program tre ndeshje të tjera. Egnatia pret Vorën në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e fundit të javës.
Vllaznia udhëton drejt Elbasanit dhe Flamurtari pret Dinamo City-n në Vlorë.
Abissnet Superiore, java 15
Bylis – Teuta 07.12.2025 13:30
Tirana – Partizani 07.12.2025 18:00
Egnatia – FK Vora 08.12.2025 16:00
AF Elbasani – Vllaznia 08.12.2025 19:00
Flamurtari – Dinamo City 08.12.2025 19:00
