
Superiorja do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë. 10 ekipet do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 4 të kampionatit.
Kjo javë do të jetë mjaft spektakolare, me duele interesante dhe shumë të luftuara që janë në program. Të shtunën do të zhvillohen 2 ndeshje dhe gjithë vëmendja do të jetë në Rrogozhinë dhe Tiranë.
Në “Egnatia Arena” përplasin “brirët” mes tyre Egnatia dhe Tirana, takim që është parashikuar të startojë në orën 19:00. Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arenën e Demave”.
Ndërkohë të dielën do të sfidohen mes tyre Vora – Flamurtari në orën 16:00. Duel që dot ë luhet në stadiumin e Vorës. Në orën 19:00 do të startojë Dinamo – Bylis në “Adush Muça” dhe Teuta – Vllaznia në “Niko Dovana”.
