Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Skenar, arbitri ishte kukull”, presidenti i Bylisit nuk kapërdin humbjen, Besnik Kapllanaj akuza LIVE në emision: Të shkrihemi si klub!

Shkruar nga NEWSPORT
“Skenar, arbitri ishte kukull”, presidenti i Bylisit nuk
Besnik Kapllanaj

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli për RTSH ka folur presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, i cili nuk ka kursyer akuzat.

Besnik Kapllanaj: E patë ndeshjen, si ju është dukur?

Eno Skarço: 90 minuta që përfunduan 0-1.

Besnik Kapllanaj: Mua më duket sikur po i kthehemi skenarëve të vjetër, si para dy vitesh me Vllazninë. Më kujtohet ky Beqiri në VAR dhe Kridens Meta vëzhgues, dhe ky më duket skenar i Sokol Jarecit.  

Eno Skarço: Mua personalisht më është dukur që ka dorë, por i takon specialistëve të arbitritmit.

Besnik Kapllanaj: Nëse këta vijnë këtu dhe e nisin lojën me 4-5 kartonë dhe gjykojnë me dy standarde. Kur ne na anulohet një penallti dhe na hiqet gol aty, kjo është dhunë. Dhuna nuk vjen nga presidentët, por nga Sokol Jareci dhe arbitrat. E kam përmendur se arbitra si Andi Koçi dhe Beqiri, i bëjnë keq. Kridens Meta nuk duhet të jetë më pjesë e Federatës. Nuk më ka ngelur gjë tjetër. U bëra pishman që nuk i thashë ekipit të qëndronte kot dhe Vllaznia të shënonte pas golit të anuluar.  Arbitri VAR-i ishte kukull sot, nuk e dinte fare. Po e mbani mend ndeshjen me Vllazninë, ka qenë Kridensi në VAR dhe Beqiri në fushë. Ishim gati që të braktisnim kampionatin.

Eno Skarço: Keni hapa zyrtarë?

Besnik Kapllanaj: E dini shumë mirë, edhe penalltinë kundër Flamurtarit, s’thamë gjë. Nëse jemi Ballshi dhe na shohin si të vegjël, të na thonë që nuk e kemi vendin në Superiore. Të shkrijmë ekipin dhe të shkojmë në Kategorinë e dytë. Çfarë hapa zyrtarë? Nuk kam asgjë me Federatën dhe drejtuesit. Gjithçka vjen nga Sokol Jareci, i cili ka gurin dhe arrën në dorë. Ku të shkojmë?

Eno Skarço: Jareci është shefi i arbitrave në FSHF, por faleminderit për këtë ndërhyrje.

Poll

Lexo gjithashtu