Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Plas "bomba", Mario Mitaj lihet JASHTË LISTËS për ndeshjet e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Plas "bomba", Mario Mitaj lihet JASHTË LISTËS
Mario Mitaj

Sergio Conceicao bëri debutimin e tij zyrtar në pankinën e Al Ittihad këtë fundjavë, pas emërimit të tij javën e kaluar. Ndeshja ndaj Al Fayha në Riad u mbyll në barazim 1-1, me Karim Benzema që humbi një penallti në minutën e 88-të.

Ashtu si paraardhësi Laurent Blanc, edhe trajneri portugez ka zgjedhur të lërë jashtë listës së ndeshjes mbrojtësin shqiptar Mario Mitaj. Edhe pse stërvitet rregullisht me ekipin, ai nuk është përfshirë në protokoll për ndeshjet e radhës, për shkak të rregullores së kampionatit.

Në Arabinë Saudite lejohen vetëm tetë lojtarë të huaj në listën e ndeshjes dhe këtë herë preferenca e Conceicao shkoi për Rajkovic, Danilo Pereira, Kante, Fabinho, Diaby, Benzema, Bergwijn dhe Doumbia. Ky i fundit u aktivizua në pjesën e dytë, duke lënë sërish Mitajn jashtë planeve të skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu