
Bylis 0 – 1 Vllaznia (Peralta *ag* 83')
Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1.
Ishte autogoli i Peraltës në minutën e 83-të, ai që i dha 3 pikët e çmuara shkodranëve. Ndërkohë që vendasit gjetën golin ne minutën e 96-të, por gjithçka u anulua për një faull gjatë aksionit.
Me këtë fitore, “kuqeblutë” shkojnë në krye të klasifikimit të vetëm, me 16 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me 6 pikë pas 7 ndeshjesh, Bylis mban vendin e 7-të.
Kategoria Superiore: Java e 7-të
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Daniel Vrapi
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Walisson, Mustafa. Trajner: Mirel Josa.
VLLAZNIA: Pohls; Yago, Pusi, Bajrami, Gurishta, Krymi, Kallaku, Sala, Kastrati, Balaj, Mala. Trajner: Edi Martini.
LIVE:
90+8' Anulohet goli! Ndeshja përfundon 0-1.
90+7' GOL BYLIS! Shënon Abdullai.
83' GOL VLLAZNIA! Shënon autogol Peralta.
62' Arbitri Vrapi akordon penallti, por me ndihmën e VAR-it ndryshon mendje.
45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
31' Esat Mala tenton nga jashtë zone.
5' Shënon Yago, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
1’ Nis sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë.