Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shkëlqeu në derbi, lojtari i Tiranës rrezikon nga Disiplina, mori megafonin pas ndeshjes: Partizani të q*va robt oe (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu në derbi, lojtari i Tiranës rrezikon nga Disiplina, mori
Rijad Kobiljar pas fitores në derbi

Tirana mori një fitore të madhe në derbin përballë Partizanit mbrëmjen e djeshme. Bardheblutë përmbysën rezultatin, duke triumfuar me shifrat 2-1 mes spektaklit në fushë dhe tribuna.

Ndërkohë që pas kësaj sfide, një nga lojtarët më të mirë për Tiranën, fantazisti Rijad Kobiljar “kaloi limitet”. Ai mori megafonin nga tifozët dhe për disa sekonda u kthye në “ultras”.

Ishte pikërisht mesfushori boshnjak ai i cili nisi koret “anti-Partizani” e më pas u shoqërua nga tifozët. “Partizani të q*va robt oe oe”, dëgjohet të thotë Kobiljar, teksa më pas lë mbështetësit bardheblu që të vazhdojnë koret.

Sigurisht që ky moment pritet të vlerësohet me imtësi edhe nga Komisioni i Displinës. Një dënim pritet për 30-vjeçarin, mungesa e të cilit mund të penalizojë Tiranën në këtë fund sezoni, ku pikët janë “jetike”.

Rijad Kobiljar pas fitores në derbi

Poll

Lexo gjithashtu