Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sakrificë nga djemtë, vijmë nga 120 minuta që nuk merituam eliminimin”, Kërnaja i kthehet Milorit pas fitores në derbi: S’na kanë rritur kritikat e tua!

Shkruar nga NEWSPORT
“Sakrificë nga djemtë, vijmë nga 120 minuta që nuk
Oltijon Kërnaja

Partizani ka fituar në transfertë përballë Dinamos, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja.

“Të them të drejtën, djemtë kanë sakrifikuar shumë. Vetëm para 3 ditësh 120 minuta, që e kam thënë që nuk e meritonim të eliminoheshin. Lojtarët vrapojnë, që nga dita e parë që jam këtu, e them përsëri që janë lart nga ana fizike, taktike. Në anën psikologjike, jemi mirë, ishim përgatitur shumë mirë për ndeshjen edhe sot. Dëmtimi i Qakës? Ka marrë një goditje, nuk marrim dot informacion më shumë.

Tërheqja në 25 minutat e fundit? Djemtë kanë luajtur 120 minuta para pak ditësh, është e vështirë që të mbash të njëjtin ritëm. Dinamo kishte një ndeshje të lehtë, bëri rotacione. Ata do ishin më lart dhe të presonin shumë lart. Kritikat? Unë kam qenë kundër dhe jam kundër, nuk na kanë bërë kritikat e tua që të ecim përpara, por djemtë.

Kishim menduar që të popullonim linjat qëndrore, pasi ato kërkon Dinamo. Duke zbritur Berishën ose Bregun e bën këtë. Human ishte lojtari ynë që nxirrte topin në zonat qëndrore, ashtu si te Doumbia që u dha pasi, apo edhe më para te Sidibe. Kishim menduar të luanim kështu.

Më pas menduam që të fusnim dy lojtarë të shpejtë, dy uingera në profilet e tyre kryesore, por të luanin sy gjysmë sulmues. Duke parë që Dinamo ka probleme, e sidomos nga krahu i Teixeira. Na doli ajo që kishim menduar. Mund të bënim golin e 3-të me Sidibe. Portieri ynë priti, por priti edhe Teqja një super pritje. Dinamo ka ekip shumë të mirë, i japim meritat për 15 minutat e fundit, ata kanë gjatësi, ne kishim probleme aty sot. Por djemtë japin gjithçka, kemi objektiva. Të fitojmë ndeshjen e radhës dhe të shkojmë përpara.

Ritmi? Të them të drejtën, djemtë po stërviten shumë mirë edhe me orare të stërzgjatura. Kanë shpirt gare, kjo është edhe prej klubit. Ne luajtëm 120 minuta, por kishim mundësi të freskonim disa lojtarë. Kishim mundësi që të rifreskonim ekipin. Kjo është madhështia e këtij ekipi dhe dëshira e lojtarëve për të çuar ekipin para”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu