Korabi ka fituar përballë Vorës, në një ndeshje të luajtur në kuadër miqësoreje. Sfida e zhvilluar në Ahmetaq, përfundoi me shifrat 4-3 në favor të ekipit nga Peshkopia.
Vlen të theksohet, se vorakët kaluan në avantazh të dyfishtë, duke çuar shifrat në 2-0. Por dibranët përmbysën gjithçka, në 2-4. Ndërsa goli i tretë i Vorës në minutat e fundit, rezultoi vetëm statistikor.
Kështu, ekipi vorak zhgënjen edhe në miqësore pas një periudhe aspak të qetë që po kalon në kampionat. Vora mban vendin e 8-të me 27 pikë, duke rrezikuar rënien në Kategorinë e Parë.
Po në atë Kategori, Korabi këtë sezon po shkon në ngjitje të ngadaltë. Momentalisht ekipi i drejtuar nga Alfred Deliallisi mban vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 32 pikë.
