Kanë kaluar 2 ditë nga ndeshja Bylis – Flamurtari, java e 29-të në Superiore, aty ku përveç fitores së ekipit ballshiot dhe 2 golave (2 – 1 për Bylisin), penalltia e shkaktuar nga kapiteni i vlonjatëve Lorenc Trashi, u pasua me “tërmet” te Flamurtari, aq sa presidenti i kuqezinjve Sinan Idrizi mori vendimin për ta larguar njëherë e përgjithmonë kapitenin nga ekipi, sipas televizionit lokal “6+1 Vlora TV”.
Moderatori i “Mega Sport” në A2CNN Altin Sulçe, është shprehur se stafi i emisionit ka kontaktuar me Trashin, ndërsa ai ka dhënë deklaratën të shkurtë, por pompoze. “Kemi kontaktuar me lojtarin, i kemi shkruar mesazh dhe ka thënë se do flas.
Natyrish gjendja e tij është e rëndë. Ndër të tjera për emisionin tonë, Trashi ka thënë: Prisni, do flas dhe do ketë bomba”, u shpreh Sulçe.
