Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar një fitore të rëndësishme në përballjen e saj kundër Andorrës, duke dhuruar një paraqitje dominuese në "Fadil Vokrri".
Me një qasje sulmuese që nga minuta e parë, "Dardanët" arritën të diktojnë ritmin e lojës, duke krijuar një numër të konsiderueshëm rastesh për shënim.
Golat u shënuan nga Fisnik Asllani në minutën e 41 të pjesës së parë, ndërsa në të dytën ishte Albion Rrahmani që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, më pas ishte rradha e Valmir Matoshit i cili e vulosi shifrat në 3-0.
Kujtojmë se në këtë përballje u mbajt dhe një minutë heshtje në kujtim të futbollistit Fatjon Bunjaku, teksa vetë Asllani zgjodhi që golin e avantazhit ta festojë me fanellën e tij me dedikimin e veçantë. Kjo fitore forcon moralin e skuadrës dhe shton besimin për sfidat e ardhshme në kualifikueset e Nations League.
Goli i Fisnik Asllanit
Goli i Albion Rrahmanit
Goli i Valmir Matoshit
