Në një mbrëmje të paharrueshme për arbitrimin shqiptar, gjyqtari Florian Lata i ndhmuar edhe nga Mario Shazivari u bë protagonist në finalen e Kampionatit Europian U-17, duke u shndërruar në gjyqtarin e parë shqiptar që i besohet drejtimi i një finaleje në një turne kaq prestigjioz të UEFA-s.
Ndeshja ishte tejet e luftuar deri në minutat e fundit. Në minutën e 90-të, Lata mori një vendim të rëndësishëm duke akorduar një penallti ku Fugacola u tregua i saktë duke barazuar shifrat. Ky vendim rezultoi përcaktues për fatin e titullit kampion, ku u duhej “llotaria” e 11 metërshave për të vendosur fituesin.
Pas vërshëllimës së fundit të këtij takimi historik, Italia u shpall fituese, duke u konfirmuar edhe një herë si Kampione e Europës për grupmoshën U-17.
Ky përfaqësim i nivelit të lartë nga Florian Lata shënon një arritje të jashtëzakonshme për sistemin e arbitrimit në Shqipëri, duke dëshmuar rritjen e besimit të institucioneve ndërkombëtare të futbollit ndaj arbitrave tanë.
