Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani nuk e diskuton Laçin në 90 minuta, 3 gola qetësojnë Oltijon Kërnajën në pankinë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani nuk e diskuton Laçin në 90 minuta, 3 gola
Lojtarët e Partizanit duke festuar

Partizani ka fituar 3-0 kundër Laçit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja nuk e kanë diskutuar në asnjë moment fitoren. Me një formacion ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në elitë, tropojani ka provuar disa futbollistë për të parë gjendjen në mënyrë që mund t’u shërbejë në të ardhmen.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar goli i realizuar nga Albers Keko që të kuqtë të shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh të një goli. Pjesa e dytë nis mirë për vendasit, megjithatë goli i dytë vjen në minutën e 75-të. Është i përhershmi Sidibe që dyfishon rezultatin, ndërsa në të 85-tën, Gudjufi vulos shifrat në 3-0.

Një test pozitiv për të besuarit e Kërnajës që kanë përfituar nga pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ndërsa javën e ardhshme do të përballen me Vllazninë në kuadër të javës së 30-të të Abissnet Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu