Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Oltijon Kërnaja flet si i përjashtuar para Teutës: S’do të ndihet mungesa ime, jam i kënaqur me punën e stafit

Shkruar nga NEWSPORT
Oltijon Kërnaja flet si i përjashtuar para Teutës: S’do
Oltijon Kërnaja

Partizani dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë, në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë prej orës 18:00.

Ndërkohë që në prag të këtij dueli, ka folur edhe trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja. Ky i fundit nuk do të jetë në stol në këtë përballje, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Përballja e nesërme ndaj Teutës?

E kam theksuar gjithmonë që ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk duam të shikojmë fare se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse ne marrim ndeshjet tona atëherë pikët aty janë. Edhe Teuta vjen në një moment shumë të mirë, mos të harrojmë se fitoi ndaj Bylis, Tiranës dhe Dinamo City jasht kështu që vjen në një moment shumë të mirë. Eshtë një ndeshje e fortë mes rivalëve që luftojnë për vendin e katërt. Nuk dua fare të mendoj ndeshjet direkte, sepse janë shumë pikë në lojë. Janë edhe 7 ndeshje pas Teutës janë 21 pikë dhe nuk duam të rrezikojmë. Ne do të hyjmë sigurisht për 3 pikët do të luftojmë për 3 pikët dhe pjesën tjetër do t’ia lëm fushës.

Do të mungoni ndaj Teutës në stol si pasojë e skualifikimit. Ju vjen keq?

Gjithmonë e kam thënë që te Partizani nuk është një individ i vetëm si për lojtarët ashtu edhe për stafin. Jam shumë i kënaqur me punën e stafit Orit, Kushtrimit dhe Ralfit. Kam besim të plotë te të tre djemtë që nuk do të ndjehet aspak mungesa ime.

Mungesat në ekip?

Dihet kemi mungesën e Doumbia i cili u ndëshkua me karton të kuq ndeshjen e fundit. Vazhdojmë të kemi të dëmtuar Prekën, Markun dhe Isgandarli që ende nuk është shëruar plotësisht. Pjesa tjetër është e gatshme, ekipi ka lojtarë kështu që besoj që siç nuk janë ndier deri tani nuk do të ndihen as në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu