
Francesco Moriero nga dita e djeshme nuk është më trajner i Laçit. Timonieri italian e bërë të ditur vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falenderonte klubin për mikrëpritjen dhe mundësinë e dhënë.
Ndërsa vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi nga skuadra e Laçit. Kurbinasit gjithashtu falenderojnë Morieron për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në vazhdim.
“KF Laçi falenderon përzemërsisht Mister @moriero_official për bashkëpunimin në sezonin e shkuar duke i uruar teknikut italian suksese në vazhdim! ⚫️
Grazie mille Mister ????”, ka shkruar klubi i Laçit.
Kujtojmë Moriero e mori drejtimin e Laçit në tetor të vitit 2024, duke e nisur jo keq aventurën e tij. Megjithatë, më vonë rendimenti ra ndjeshëm dhe ekipi nuk ia doli që të arrinte objektivin, për të qëndruar në elitë. Në 31 ndeshje me Laçin, Moriero ka marrë 9 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje.
View this post on Instagram