
Francesco Moriero nuk do të jetë më pjesë e Laçit. Duket se rënia nga Superiorja në Kategorinë e Parë nuk është kaluar lehtë nga tekniku italian, i cili mbyll kështu aventurën e tij me kurbinasit.
Moriero e mori drejtimin e Laçit në tetor të vitit 2024, duke e nisur jo keq aventurën e tij. Megjithatë, më vonë rendimenti ra ndjeshëm dhe ekipi nuk ia doli që të arrinte objektivin, për të qëndruar në elitë. Në 31 ndeshje me Laçin, Moriero ka marrë 9 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje.
Ndërkohë që largimin nga Laçi e ka bërë të ditur vetë tekniku 56-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe për këtë dua të falënderoj klubin, presidentin e KF Laçit, Pashk Laska, dhe të gjithë që më pritën si një anëtar të familjes.
Falenderoj Dario Palin dhe Kleo Laskan për afërsinë dhe miqësinë e tyre, falenderoj të gjithë tifozëve të KF Laçit, duke u uruar suksese të reja sportive. Falenderoj të gjithë djemtë e mi dhe stafin teknik që luftuan me mua deri në fund me kokën lart. Do të ishte shumë stimuluese të mund të kthehesha në Shqipërinë e bukur për një sfidë të re një ditë", shkruan italiani.
View this post on Instagram