Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një rikthim me “peshë” dhe një tjetër që “qetëson” Kërnajën, Partizani bëhet “top” para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
Një rikthim me “peshë” dhe një tjetër që
Partizani

Partizani menjëherë pas fitores ndaj Elbasanit nisi punën për derbin e kryeqytetit. Tashmë i gjithë fokusi i “Demave “ është te përballja me Tiranën. Ky duel do te luhet ditën e dielë në orën 16:30 në “Air Albania”.

Të kuqtë marrin lajme të mira pikërisht për këtë përballje, e cila vlen për krenari dhe prestigj. Kështu Oltijon Kërnaja mund të mbështet e të shërbimet e Marcelino Preka. Ky i fundit ka hedhur prapa “krahëve” dëmtimin dhe tashmë është rikuperuar.

Futbollisti do të mund të luajë në derbi dhe do të jetë trajner që do të vendosë se sa minuta do t’i dhurojë. Ndërkohë një tjetër lajm i mirë që qetëson Kërnajën është edhe gjendja e Kamer Qakës. Ish-i i Kombëtares i cili pati problem ndaj Elbasanit, do të jetë gjithashtu gati për derbin e madh të kryeqytetit.

Poll

Lexo gjithashtu