Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Dinamo dhe Partizani do të përballen sonte në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kështu, kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Egin Doda.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Olsid Ferataj. Ndërsa nga dhoma e sistemt VAR në ndihmë të kryesorit Xhaja do të vijnë Kreshnik Barjamaj dhe Albano Stolaj.
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Rejdi Avdo
Asistent 2: Egin Doda
Arbitër i 4: Olsid Ferataj
VAR: Kreshnik Barjamaj
aVAR: Albano Stolaj
Poll
