
Tifozët e Partizanit
Humbja ndaj Elbasanit në “Arenën e Demave” ka “tërbuar” tifozët e Partizanit. Komentet e ashpëra kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke “kërcënuar” klubin se do e braktisin.
Nëse ndodh diçka e tillë, do të rezultonte një “shuplakë” për ekipin, aq me tepër që është ende fillimi i sezonit dhe rrugëtimi është i gjatë.
Pas fitores së “vaktë” ndaj Vorës, “Demat e Kuq” janë “zbutur”, duke marrë “goditje” radhës, barazimi me Teutën, humbja me Vllaznisë dhe disfata e “freskët” karshi Elbasanit. Me këtë ritëm, Partizani do mbes jo vetëm jashtë garës për titullin, por nuk do kapi dot as “Final 4”.

Reagimi i tifozëve të Partizanit
Poll