Barazimi zhgënjyes 1 – 1 kundër Marokut në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 për Brazilin, mbarti me vete shumë kritikat dhe rriti presionin.
Në takimin e dytë të grupit, i mbajtur sot më mëngjes, “Seleçao” bëri detyrën dhe kaloi “testin” kundër Haitit, e fituar 3 – 0. Golat e ndeshjes mbajtën “firmën” e sulmuesit të Manchester United, Cunha (dopietë) dhe Vinicius.
Edhe pse Brazili e fitoi 3 – 0 që në pjesën e parë, ende 5 herë kampionët e Botës janë shumë larg pritshmërive me lojë. Mjafton të përmendim faktin që Haiti në pjesën e dytë e goditi portën rivale 3 herë, kurse të besuarit e Ançelottit 0.
Ndeshja e radhës dhe e fundit për Grupin C në kampin e Brazilit është kundër Skocisë më datën 25 qershor, ora 12 e mesnatës (ora lokale në Shqipëri).
