Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli foli edhe trajneri i vendasve, Francesco Moriero.
“Natyrisht që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë edhe djemtë e dinin që duhej të fitonin. Kemi dhënë gjithçka, ishim shumë të përqendruar. Kur u shpërqendruam, pësuam edhe gol. Besoj që jeni të qartë, janë ato që kemi thënë në fillim.
Kemi dhënë gjithçka si ekip. U dënuam në sekondat e fundit. Kemi bërë një pjesë të dytë mjaft të mirë, sidomos në 20 minutat e fundit, Flamurtari ishte superior.
Një ekip që vazhdon të sulmojë, diçka mund ta lërë mbrapa, është normale. E rëndësishme që ne dhamë gjithçka. Në minutat e fundit që përmbysëm rezultatin, ishte diçka mjaft pozitive për ne. Sot na dënoi edhe fati”, tha Moriero.

