Pamje nga ngjarja
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ndeshjes Flamurtari – Teuta, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida që po zhvillohej në stadiumin e Vlorës, degradoi në dhunë.
Tifozët vendas u futën në fushë për t’u përleshur me lojtarët e Teutës. E gjitha kjo nisi pas një “gricje” mes lojtarëve të ekipeve respektive, gjë që solli edhe futjen në fushë të tifozëve dhe irritimin e tyre.
Menjëherë në fushën e lojës ndërhynë forcat e rendit, të cilat qetësuan disi situatën.
Poll
