Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga një derbi në tjetrin, Dinamo e Ilir Dajës pret Partizanin për llogaritë e vendit të 4-të

Shkruar nga NEWSPORT
Nga një derbi në tjetrin, Dinamo e Ilir Dajës pret Partizanin
Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja

Dinamo pas një ndeshjeje derbi do të kalojë te një derbi tjetër. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi ditën e djeshme ndaj Tiranës duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Dhe menjëherë pas kësaj përballjeje, diamovitët duhet të kthejnë fokusin te derbi me Partizanin. Këtë herë me “Demat” do të përballen për llogaritë e javës së 27-të të kampionatit, takim që është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë.

Ekipet e kryeqytetit do të sfidohen në “Air Albania” duke nisur që nga 19:00. Një duel “kokë më kokë” mes ekipeve që aktualisht në kampionat kanë kuotë të njëjtë pikësh, nga 39.

Kështu do të jetë një arsye më shumë për të luftuar deri në sekondat e fundit për fitoren dhe pritet që Ilir Daja të jetë “all-in” në fushë për fitoren dhe për të lënë prapa rivalin e tyre kryesorë për një vend në “Final – Four”.

Poll

Lexo gjithashtu