Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Në humbjen ndaj Partizanit kuptova se kemi prekur fundin”, drejtori sportiv i Tiranës Omer Bunjaku besimplotë: Do ia dalim, kemi afruar lojtar me mentalitet fitues

Shkruar nga NEWSPORT
“Në humbjen ndaj Partizanit kuptova se kemi prekur fundin”,
Omer Bunjaku

Drejtori sportiv i Tiranës Omer Bunjaku, ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Kryefjala ishte objektivi “mbijetesë” në elitën e futbollit shqiptar, sikurse strategjia e afrimeve në merkaton e janarit, të cilat janë të konsiderueshme dhe me emra të “rëndë” si Xhixha, Patrik Myslovic apo Freddy Alvarez:  

“Tirana meriton të jetë sa më lart. Nga punjoësi më i thjeshtë në klub e deri te presidenti, të gjithë besojmë se do ia dalim. Kupa e Shqipërisë? Derisa jemi në këtë kompeticion, normal që do luftojmë për ta fituar. Duke parë dhe duke bërë gjatë rrugës.

Për ne, çdo ndeshje tashmë është si finale. Çdo ndeshje është një triumf, një medalje deri në mbyllje të sezonit. Plotësisht të bindur që do ia dalim përsa i takon mbijetesës në Superiore.

Blerjet masive në janar? Për fat të keq, gjeta disa lojtar te Tirana që nuk besonin se ne mund të fitonim. Të futesh në ndeshje dhe nuk e beson se mund të fitosh, është e kotë!

Kemi marrë lojtar që i njohim dhe me mentalitet fitues. Si Xhixha, i cili ka fituar gjithçka me Tiranën. Alvarez po ashtu në Kosta Rika, sikurse Patrik Myslovic prej Levski Sofia.

Ne kishim nevojë për shumë lojtar në këtë merkato, prandaj kanë qenë afrime masive. Në humbjen ndaj Partizanit, kuptova se kemi prekur fundin”.        

Poll

Lexo gjithashtu