Klejdi Daci me shumë gjasa do të rikthehet në Durrës. Sulmuesi pritet të riveshë sërish fanellën e Teutës për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se palët kanë gjetur akordin mes tyre për të ribashkëpunuar në këtë sezon dhe gjithçka pritet të konkretizohet në ditët në vazhdim. 26-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me OKMK Olmaliq në Uzbekistan, ku u shit nga Teuta në verën e 2024 për shifrën e 46 mijë eurove.
Rikthimi në një ambient që e njeh mjaft mirë, bën që të përshtatet shumë kollaj me grupin aktual të futbollistëve. Siç dihet në të kaluarën, Daci te Teuta ka qenë një element kyç, ku brenda një sezoni ka mundur të shënojë 9 gola dhe ka dhuruar edhe disa asiste.
Në Shqipëri ka mjaft eksperiencë, pasi përveç Teutës ka luajtur edhe me ekipe të tjera si Kukësi dhe Kastrioti.
